Flash News

KRYESORE

PD bojkotoi Këshillin Politik për listat, Rama: Basha po përsërit të njëjtin gabim; nesër nuk ka asgjë

PD bojkotoi Këshillin Politik për listat, Rama: Basha po

“Basha po përsërit të njëjtin gabim”, kështu është shprehur kryeministri Rama referuar bojkotit të PD-së në tryezën e Këshillit Politik. Duke rikujtuar edhe njëherë se marrëveshja “e paprekshme” e 5 Qershorit do të votohet dhe hyjë në fuqi që ditën e nesërme, ndërsa ndryshimet kushtetuese në 30 korrik, Rama thekson se mungesa e Bashës, tregon se po përsërit gabimin mos qenurit në vendin e duhur në kohën e duhur.

“Ajo që kemi diskutuar me ekspertë në këtë takim të shkurtër ka qenë pikërisht adresimi i atyre çështjeve që u ngritën dje dhe këtu ekspertët dhanë një përgjigje shteruese që asgjë nuk preket në përmbajtjen e marrëveshjes së 5 qershorit. 5 qershori votohet nesër dhe hyn në fuqi, ndryshimet kushtetuese votohen më 30 korrik dhe hyjnë në fuqi.  Dhe në raport me trupën e ekspertëve jemi në konsensus dhe sqarimet e tyre janë kuptimplota për të gjithë ne por dhe demokratët.  Kam frikë se Basha po përsërit të njëjtin gabim, të mos qeni në vendin e duhur në kohën e duhur. Nesër nuk ka asgjë", tha Rama.

Të fundit