Flash News

KRYESORE

PD bojkoton komisionet e vetting-ut në polici: Është proces farsë, Xhafaj kontakte me të dënuar

Partia Demokratike ka paralajmëruar se nuk do të çojë asnjë anëtarë në nënkomisionin parlamentar për mbikëqyrjen e vettingut në polici. Kryetari i grupit parlamentar të PD-së Edmond Spaho i ka drejtuar një letër kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçit, thuhet se ky proces është farsë, pasi verifikimi i integritetit të uniformave blu duhet të fillojë nga titullari më i lartë, i cili është Ministri i Brendshëm.

“Problematikat e renda qe po kalon sot Policia e Shtetit nuk zgjidhen me vetting fasade ndaj punonjësve te thjeshte te Policisë, por me vetting ndaj drejtuesve politik te Ministrisë se Brendshme, qe jane autoret e kriminalizimit te segmenteve te caktuara te Policise se Shtetit. Per kete qellim, ne kohen e miratimit te ligjit kemi propozuar qe vettingu ne rradhet e Policise se Shtetit te filloje nga drejtuesit politik, duke nisur me Ministrin e Brendshem. Kjo kerkese e jona nuk u pranua, duke provuar ne kete menyre farsen e ketij procesi”, thuhet në letrën zyrtare që Spaho i dërgon në emër të PD, kreut të Kuvendit.

Për Grupin Parlamentar të PD, shkruan më tej Spaho, është e papranueshme që sipas ligjit një punonjës i thjeshtë i Policisë së Shtetit, konsiderohet si i papërshtatshem me detyrën për shkak se një kushëri i tij është i dënuar me parë, ndërkohë që drejtuesi politik, ministri i Brendshëm, konsiderohet i pershtatshëm dhe vijon detyrën.

Të fundit