Flash News

KRYESORE

PD braktis Komisionin, Shehaj-Braçes: Nuk ke punuar asnjë ditë të vetme, s'justifikon kostumin që mban veshur

PD braktis Komisionin, Shehaj-Braçes: Nuk ke punuar asnjë ditë

Mbledhja e Komisionit të Ekonomisë ditën e sotme është shoqëruar me debate të ashpra mes Erion Braçes dhe deputetit demokrat Agron Shehaj. Braçe nuk i është përgjigjur pyetjes së Shehajt, duke devijuar nga biseda.

Më tej deputeti demokrat i është drejtuar duke i thënë Braçes se nuk ka punuar asnjë ditë të vetme dhe se kostumi që mbante veshur nuk justifikohej me të ardhurat e tij. Kaq ka mjaftuar që Braçe të revoltohet dhe të akuzojë Shehajn për sjelljen e tij ndaj punonjësve, gjë që revoltoi deputetin demokrat, i cili braktisi mbledhjen.

Pjesë nga debati:

Agron Shehaj: Nga një ish-gazetar i Zërit të Popullit e prisja këtë gjë.

Erion Braçe: Ky gazetar i Zëri të Popullit asnjëherë nuk e ka vënë kokën në trotuar, jo si ti që e ke kostumin 1500 euro.

Agron Shehaj: Po ti sa e ke blerë kostumin?

 Erion Braçe: Mund të të çoj unë tek një djalë në Shkodër që të bën një kostum me 300 mijë lek.

 Agron Shehaj: Kjo është sipër pagës mesatare në Shqipëri

 Erion Braçe: Po po është sipër, edhe asaj pagës që i paguan ti skllevërit në call center-at e tu...Kur merresh me xhaketën time, shikoje çik xhaketën time. Tregoja çik xhaketën tënde. Po deshe të tregoj edhe kanotjeren.

Agron Shehaj: I quajte skllevër bashkëpunorët e mi…Turp!

Të fundit