Flash News

KRYESORE

PD: Dako nuk duhet të qëndrojë as edhe një orë në krye të Bashkisë, vendi i tij është vetëm qelia e burgut

PD: Dako nuk duhet të qëndrojë as edhe një orë në

Partia Demokratike ka kërkuar sërish arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. Deputeti bardh Spahia tha se Dako nuk duhet të qëndrojë më as edhe një orë në krye të Bashkisë së Durrësit pasi vendi i tij është vetëm qelia e burgut.

“Vangjush Dako është emblema e kësaj qeverie të dalë nga votat e blera të shqiptarëve të varfër. Vangjush Dako nuk duhet të qëndrojë më as edhe një orë në krye të Bashkisë së Durrësit. Vendi i tij është vetëm qelia e burgut. Vangjush Dako është vula e zgjedhjeve të marra peng nga paratë e drogës dhe krimit dhe për këtë krim elektoral ligji parashikon vetëm burgun. Drejtësia duhet të veprojë vetëm me një standart ndaj Vangjush Dakos – me standartin e  prangave dhe ndëshkimin e krimit elektoral”, u shpreh Spahia.

Deputeti demokrat theksoi se “Dosja 339” është gjurma e pastër e krimit elektoral që është kryer në masë në zgjedhjet e vitit 2017 teksa shtoi se pa burgosjen e Vangjush Dakos dhe vangjushëve të tjerë që blenë votat nuk mund të ketë asnjë premisë për proces normal politik në vend.

“Dosja 339 është gjurma e pastër e krimit elektoral që është kryer në masë në zgjedhjet e vitit 2017. Autor I këtij krimi është kryebashkiaku, Vangjush Dako që, bashkë me bandën e Abdylajve dhe kriminelë të tjerë, morën peng vullnetin real të zgjedhësve në Shijak dhe Durrës.

Biseda telefonike e shkurtit, me Altin Avdylaj, i njohur si Niçja,  ku i premton dhe favore,

Falenderimet pas zgjedhjeve të datës 27 Qershor po me Niçen për të falenderuar kryekapobandën Astrit Advylaj,

Mesazhet me Cinen, Jasin Avdylin për të ndërhyrë tek FNSH-ja dhe komunikime të tjera të zbardhura në dosjen 339, janë disa nga faktet e ajsbergut të provave sesi u asgjesuan zgjedhjet,  pra vullneti i lirë i shqiptarëve në votime.

Pa burgosjen e Vangjush Dakos dhe vangjushëve të tjerë që blenë votat për pushtetin e Edi Ramës, nuk mund të ketë asnjë premisë për process normal politik në vend”, përfundoi Spahia.

 

Të fundit