Flash News

KRYESORE

PD deklaratë për vdekjen e shoferit të Xhafajt: Më e rrezikshme se vrasja e shoferit të Sollakut; ministri të japë dorëheqjen

PD deklaratë për vdekjen e shoferit të Xhafajt: Më e

Partia Demokratike ka lëshuar një deklaratë për mediat sa i përket vdekjes së Shkëlzen Qordjes, shofer i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Policia njoftoi se Qordja është vetëvrarë në ambientet e Gardës së Republikës, por PD nuk i beson këtij versioni.

Në deklaratën e selisë blu thuhet se ngjarja po manipulohet pasi implikon drejtpërsëdrejti ministrin Xhafaj, i cili sipas demokratëve duhet të japë dorëheqjen për t’i hapur rrugë hetimit të pavarur.

PD e konsideron vdekjen e gardistit Qordja më të rrezikshme edhe se vrasja mafioze e shoferit të ish-kryeprokurorit Theodhori Sollaku në vitin 2003. Demokratët zbulojnë edhe një detaj të ri kur njoftojnë se Shkëlzen Qordja është ekzekutuar më armë me silenciator.

Mesazhi: Shoferi i Xhafajt u ekzekutua në makinën ‘VIP’; i shoqëruar nga një person i dytë, sapo të kem të dhëna do t’ju njoftoj

Reagimi i plotë i Partisë Demokratike:

Sot Garda e Republikës, Policia e Shtetit dhe Ministria e Brendshme fshehën ngjarjen e rëndë të ndodhur brenda Gardes së ​Republikës.

Për dijeni të publikut, vrasja e shoferit të Fatmir Xhafës iu bë e njohur medias dhe publikut nga Partia Demokratike menjëherë sapo ne morëm informacionin.

Që prej fillimit, pati përpjekje për të manipuluar këtë ngjarje, nga më të rëndat që implikon drejtpërsëdrejti Ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Policia private e Fatmir Xhafës po bën çdo përpjekje që ajo të duket si një vetëvrasje me 3 plumba.

Por ne jemi të bindur se ngjarja është një vrasje mafioze, ndoshta edhe më e rrezikshme sesa vrasja e shoferit të familjes së Prokurorit të Përgjithshëm Theodhori Sollaku në mes te bulevardit në vitin 2003.

Në njoftimin e vet, Policia e Fatmir Xhafës nuk jepte shpjegime sesi ka mundësi që brenda Gardës së Republikës askush nuk ka dëgjuar 3 të shtëna armë me breshëri automatiku, siç thuhet në njoftim!

Kjo dhe rrethana të tjera që po i verifikojmë, tregon se vrasja e shoferit të Fatmir Xhafës është e tipit mafioz, e kryer me silenciator.

Me një Polici që e kontrollon vetë, me një Prokurori plotësisht nën urdhrat e tij, Fatmir Xhafaj duhet të japë menjëherë dorëheqjen! Të mos fshihet pas lotëve të krokodilit, por të japë dorëheqjen dhe t’i hapë rrugë një hetimi të pavarur.

Me Fatmir Xhafën Ministër të Brendshëm, e vërteta e vrasjes mafioze nuk do të dalë në dritë!

Të fundit