Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
PD denoncoi Keshin para zgjedhjeve: Blen vota e kanos qytetarët. Prokuroria heshti
Arben Keshi, personi kyç për zgjedhjet lokale të vitit 2016-të në Dibër nuk është një emër i panjohur për Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Më 1 shtator 2016, Partia Demokratike denoncoi ate se bashku me një grup zyrtarësh të tjere te Partisë Socialiste, që sipas tyre, po blejne vota dhe kanosin votuesit dibranë për llogari të kandidatit Muharrem Rama.
Me emra të përveçëm, Partia Demokratike sqqronte se si funksionarë të lartë në Dibër, përfshirë, shefin e komisariatit të policisë të Peshkopisë, kreun e arsimit, drejtorin e OSHEE-së për veriun, kanë nisur blerjen e votave dhe ushtrojnë presion ndaj votuesve.
“PD ka renditur faktet se si prej mbi 10 ditësh ky grup po ushtron presion tek votuesit në Dibër, duke aplikuar skemën kriminale të blerjes së votës por edhe të kanosjes direkte të qytetarëve dibranë. Ky grup kriminal i përbërë nga drejtues të administratës publike, të tatimeve, shefi i policisë e deri tek mjeku i KEMP-it, janë vënë në shërbim të skemës kriminale për blerjes e zgjedhjeve në Dibër. Në kallëzimin penal, Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë të nisë menjëherë hetimet për të vënë përpara përgjegjësisë këta kriminelë të votës së lirë, të veshur me pushtet nga Edi Rama dhe lidhjet e tij kriminale”, thuhet në deklaratën e PD-së.
Konkretisht personat e kallëzuar nga PD janë:
- Dionis Ymeri, me detyrë Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Tatimeve në Dibër;
- Afrim Mikli, Kryetar i PS Dibër;
- Arben Keshi, drejtor i Qendrës së Mbyllur për të Huajt e parregullt në Republikën e Shqipërisë;
- Agron Malaj, Drejtor Rajonal i OSHEE per Veriun;
- Ylli Mikli, Administrator i njësisë administrative Muhurrit;
- Spartak Koltraka;
- Nuri Meta;
- Qamil Leta, person me precedent penal, eksponent i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU);
- Jetmir Leshi, mjek, me detyrë anëtar i Komisionit Mjekësor të përcaktimit të Aftësisë së Kufizuar (KEMP);
- Drini Gjeci, me detyrë Drejtor i Drejtorisë Rajonale Arsimore në Bashkinë Dibër;
- Sonila Braha, me detyrë Drejtore e Shërbimit Social;
- Robert Aga, Shef i Komisariatit të Policisë Peshkopi;
[video width="640" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/06/ysnoDq9w9pHNuGCyqtsK_17_964d35e0def9c9d1d716750ab470f1f2_video_360p_converted.mp4"][/video]