Flash News

KRYESORE

PD denoncon 'aferën korruptive': Kopshti 42 në zemër të Tiranës, në listën e Bashkisë për t'u shkatërruar, por jo rindërtuar

Eksperti i arsimit në Partinë Demokratike, Ndricim Mehmeti, ka vënë sërisht në dukje situatën e vështirë të krijuar në disa institucione arsimore, të cilat pas shkatërrimit nga tërmeti tragjik të 26 nëntorit nuk janë rindërtuar ende.

Përmes një deklarate për mediat, Mehmeti vë në dukje se mosrindërtimi i ‘Kopshtit 42’ në zemër të Tiranës, është bërë qëllimisht, duke krijuar mundësitë për një aferë të qartë korruptive.

Sipas Mehmetit, ky kopsht ishte në listën e Bashkisë për t’u shkatërruar, por jo për t’u rindërtuar. Eksperti i arsimit thekson se kjo bëhet sepse zona në të cilën ndodhet kopshti, në Qendër, është një vend i lakmuar nga Bashkia dhe qeveria për ndërtim.

Deklarata e plotë e Ndriçim Mehmetit:

Jemi në “Kopshtin 42” në Tiranë i cili siç e shikoni, është tërësisht i shkatërruar.

Ky kopësht ishte vënë në listën e Këshillit Bashkiak për t’u shkatërruar, por nuk është vënë në listë për t’u rindërtuar.

Ky kopësht u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit, por nuk kemi ende një raport të plotë se sa është dëmi i tij.

Vetëm dimë që ky kopësht është i shkatërruar dhe nuk është më në listën e rindërtimit dhe nuk ka ndërmend të vihet, sepse siç e shikoni, pamja dhe vëndi ku ai është është një vend i lakmuar për biznesin e ndërtimit.

Siç duket Kryetari i Bashkisë, z.Veliaj, kërkon të betonizojë Tiranën, edhe përmes këtij kopshti, siç bëri me sheshin e Teatrit Kombëtar.

E njëjta gjë mund të ndodhë edhe me këtë kopësht.

Një komunitet i tërë duhet të kenë strehën e tyre për t’u edukuar, por tashmë e kanë humbur. Ne do të kemi më pak kapacitete të cilat do të jenë në shërbim të fëmijëve dhe të komunitetit dhe më shumë hapësirë për ndërtim.

Partia Demokratike denoncon këtë skandal i cili bëhet në mes të ditës në një nga qendrat më të frekuentuara të Tiranës, të mbipopulluara e c ila i shërben aferës së rradhës korruptive të qeverisë dhe kryetarit të Bashkisë z.Erjon Veliaj.

Të fundit