Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
PD denoncon braktisjen e shkollës nga 133 mijë nxënës: Kjo situatë duhet ndryshuar, arsimi po shkatërrohet nga një tufë banditësh
Partia Demokratike ka denoncuar sot situatën dramatike në arsim ku gjatë qeverisjes së kryeministrit Edi Rama kanë braktisur shkollën 133 mijë nxënës.
Kryetarja e Komisionit të Edukimit, Albana Vokshi tha se “kjo situatë duhet ndryshuar sa më parë për të mos lejuar që një tufë banditësh dhe injorantësh të shkatërrojnë arsimin, të zbrasin shkollat, të vrasin të ardhmen e fëmijëve tanë!”
Vokshi premtoi se PD me të ardhur në pushtet do të shfuqizojë Ligjin e Arsimit të Lartë.
“Për Partinë Demokratike, arsimi cilësor është prioritet i të gjitha prioriteteve, në radhë të parë si kontributi më madhor për rininë dhe të ardhmen”, u shpreh deputetja demokrate.
Reagimi i Albana Vokshit:
Deklarata e kryetares së Komisionit të Edukimit dhe Medias, Albana Vokshi
Sot jemi në ditët më dramatike që arsimi po përjeton prej kalimit në demokraci pas viteve 1990.
Në fund të mandatit të parë të qeverisë së Edi Ramës, rreth 133 mijë nxënës ose 1 në 6 nxënës kanë braktisur shkollat! Sipas INSTAT;
- nga arsimi 9 vjecar janë larguar 57,403 nxënës
- nga arsimi mesëm janë larguar 31,875 nxënës
- nga arsimi i lartë janë larguar 44,425 studentë.
Të dhënat zyrtare nga INSTAT, tregojnë se edhe Arsimi Profesional, ka një rënie të ndjeshme prej më shumë se 2 mijë studentësh krahasuar me vitin 2013. Shkollat profesionale u degraduan në 4 vjet nga lufta e brendshme politike për vjedhjen e fondeve nga donatorët mes profesionistëve të korrupsionit Lindita Nikolla dhe Erion Veliaj.
- Braktisja e shkollave nga 133 mijë të rinj në 4 vjet është këmbanë alarmi për rininë se sa kohë të jetë Edi Rama kryeministër, as punë nuk do të ketë për ta, as profesionistë nuk do të bëen dot.
- 1 në 6 nxënës dhe studentë i kanë braktisur shkollat, sepse Edi Rama nuk ka prioritet arsimin dhe rininë. Duke mbajtur rininë të paarsimuar, duke larguar më të mirët, Edi Rama e ka më të thjeshtë të vazhdojë të bashkëqeverisë me krimin në një vend ku nuk nderohet më i miri, por trafikanti i drogës dhe qeveritarët e korruptuar.
- Braktisja e shkollave në 4 vjet nga 133 mijë nxënës e studentë është tregues se si varfëria e thelluar këto 4 vjet është kthyer në armiken kryesore të arsimit.
- 1 në 6 fëmijë e të rinj kanë braktisur shkollat sepse, siç pohojnë raportet e Bankës Botërore, Departamentit të Shtetit, UNICEF-it, prindërit nuk kanë para për të blerë librat, nuk kanë me se t'i ushqejnë fëmijët, nuk sigurojnë dot 3 vakte ngrënie, nuk paguajnë dot faturat e larta të ujit, energjisë elektrike apo taksat e tjera të larta që rëndojnë mbi ta!
- 133 mijë nxënës dhe studentë i kanë braktisur shkollat në 4 vjet, sepse Edi Rama e politizoi arsimin. 1 në 4 mësues nuk është i kualifikuar për të dhënë mësim, sepse në portalin e Edi Ramës ka inflacion eurosh. “Kliko përgjigjen e saktë në zarfin 5 mijo euro për t’u bërë mësues!”- është motoja e Rilindjes për arsimin.
- 1 më 4 studentë ka braktisur universitetet në 4 vitet e qeverisjes së Edi Ramës, sepse ligji “Rama” për arsimin e lartë ka dështuar, mosnxjerrja e akteve nënligjore ka penalizuar dhjetëra mijëra studentë. Rritja e tarifave për pranimin në universitete, mbyllja e universiteteve në disa qytete, mosmbështetja financiare për të rinjtë që vijnë nga familje të varfra kanë bërë që 44 mijë studentë të braktisin universitetet në vend. Plot 20 mijë student janë larguar nga degët Biznes, administrim dhe ligj sepse bizneset Rama i bën me klientë të paracaktuar dhe ligji nuk i duhet se e bën vetë.
Kjo situatë duhet ndryshuar sa më parë për të mos lejuar që një tufë banditësh dhe injorantësh të shkatërrojnë arsimin, të zbrasin shkollat, të vrasin të ardhmen e fëmijëve tanë!
Partia Demokratike do të sigurojë tekste falas për të gjithë fëmijët që ndjekin arsimin publik, pa përjashtim. Do të sigurojë mbështetje për nxënësit e studentët e familjeve në nevojë. Do mbështesë financiarisht nxënësit e talentuar e të shkëlqyer. PD do të mbështesë mësuesit e pedagogët duke siguruar kushte të mira e dinjotoze punë.
PD me të ardhur në pushtet do të shfuqizojë Ligjin e Arsimit të Lartë.
Për Partinë Demokratike, arsimi cilësor është prioritet i të gjitha prioriteteve, në radhë të parë si kontributi më madhor për rininë dhe të ardhmen!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38