Flash News
Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetarët kërkojnë largimin e Klosit dhe Tavos
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj, vihet në pranga autori, sekuestrohet arma
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
PD denoncon: Inertet e godinës së teatrit po hidhen në kodrat e Yzberishtit, ky është krim mjedisor
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa akuzon kryebashkiakun Veliaj se po hedh inertet e mbetura pas shembjes së Teatrit Kombëtar në kodrat e Yzberishtit.
Përmes një postimi në Facebook, Zhupa shkruan se këto inerte Veliaj i hedh në Yzberisht me lejen e admistratorit, Irgent Myftaraj, duke shkaktuar ndotje mjedisore.
Ajo poston edhe një video nga zona në fjalë.
Reagimi i plotë
Veliaj zhduk krimin e shëmbjes së Teatrit Kombëtar me një krim tjetër mjedisor duke hedhur inertet në zonën e Kodrës së Yzberishtit! Admistratori Irgent Myftaraj i bën qokën kryebetonierit, duke shkaterruar mjedisin e zonës.
Pasi pastroi me kompani private kundra ligjit, pa u kuptuar si u paguan dhe pse e bënë, ndërkohe që ishte kompetencë e IMT, Tiranë. Tashmë inertet e Teatrit Kombetar hidhen në kodrat e Yzberishtit në mjedis të gjelbër me miratimin e shërbyesit të rradhës administratorit Irgent Myftaraj, i cili se ka problem fare që të shkatërroi mjedisin e zonës, për të bërë qokën e kryebetonierit Veliaj që do të zhduki sa me shpejt Teatrin.
Erdhi duke premtuar se do e transformonte atë në një zonë turistike, por ndoshta e kishte që do i hidhte aty rrënojat e një momumenti kulturor europian!