Flash News

KRYESORE

PD denoncon me dokumente: Rama miraton ndërtimin e landfill-it të Vlorës, fitues Klodian Zoto

Departamenti Antikorrupsion i Partise Demokratike ka publikuar disa dokumente në të cilat denoncon vendimin e qeverisë për ndërtimin e landfillit të Vlorës. Sipas demokratëve përfitues nga “ndërtimi i këtij landfilli nuk mund të ishte tjetërkush pos Klodian Zotos”.

Postimi i plotë:

Edhe landfill-i i Vlorës shkon për Zoton...

Kur bëhet fjalë për mbetje (plehra) të ngurta, apo jo, landfill, incenerator, i ndërtuar apo në letër, automatikisht duhet të të vijë në mendje Klodian Zoto.

I përfshirë dhe përfitues në djegësin e Elbasanit, i dhënë kompanisë fantazëm të krijuar enkas për të lidhur kontratën;

I përfshirë dhe përfitues në landfillin e Fierit, pa garë dhe transaksione kuotash të paligjshme, landfill të cilit i dihet vetëm emri, sepse për trajtim mbetjesh ende nuk e ka uruar kush “Punë e mbarë!”, ndërkohë që gjendet me arkën me plot 24 mld lekë;

Patjetër i përfshirë dhe përfitues në landfillin e Tiranës, gjithnjë pa garë dhe me skema kompanish offshore.

Nuk mund të mos përmendet veprimtaria jashtë territorit të RSH-së, deri në Zimbabëe, që tronditi vendin në fjalë për nivelin e lartë të përfshirë në aferë identike korruptive.

Harta e mbetjeve së fundmi përfshin Vlorën: Kryeministri miraton ndërtimin e landfillit të Vlorës përfitues nuk mund të ishte tjetërkush pos Zotos.

Të fundit