Flash News

KRYESORE

PD denoncon me foto: Në Kurbin po ngordhin bagëtitë, pushteti vendor nuk reagon

Partia Demokratike ka denoncuar faktin se reshjet e shiut kanë përmbytur disa fshatra në Kurbin, duke dëmtuar tokat dhe duke sjellë vështirësi në qarkullimin e automjeteve.

“Shirat kanë përmbytur fshatrat në Kurbin, duke dëmtuar tokat pjellore dhe rrugët kryesore të cilat kanë vështirësuar qarkullimin e automjeteve.

Banorët thonë se shtëpitë e tyre janë mbuluar nga uji dhe bagëtitë u kanë ngordhur, ndërsa pushteti vendor nuk ka asnjë reagim në lidhje me situatën”-thuhet në njoftimin e PD, bashkangjitur me disa foto.

Të fundit