Flash News

KRYESORE

PD denoncon policinë për bastisjen e familjes në Sarandë: Totalisht mashtrim, biznesi me leje 20-vjeçare

PD denoncon policinë për bastisjen e familjes në Sarandë:

Ish-depuetja demokrate, Nada Meçorapaj ka denoncuar në rrjetet sociale policinë e Shtetit, me pretendimin se ka vënë në zbatim një operacion të padrejtë për t’ë përznë nga prona një sipërmarrës në Sarandë.

Meçorapaj sjell edhe lejet e ushtrimit të aktivitetit të sipërmarrësit në Sarandë, që sipas dokumenteve ka ushtruar aktivitet te rregullt për 20 vjet.

Ish-deputetja shkruan se familja e tij është përzënë në mes të natës nga policia sikur të ishin banditë.

 

“Policia e Shtetit ka shperndare sot nje njoftim per mediat pas denoncimit te Partise Demokratike dhe timit si ish-deputete e Qarkut Vlore per nje operacion, sipas tyre kunder shkelesve te ligjit dhe zaptuesve te prones publike. Totalisht mashtrim!

Me poshte keni lejet e ushtrimit te aktivitetit me kohezgjatje 20 vjecare. Sipermarresi dhe familja e tij e keqtrajtuar ne Sarande jane bastisur ne mes te nates, sikur te ishin bandite.

Dokumenti i meposhtem shpjegon se pse policet nuk e kishin lejen qe u kerkonte pronari i biznesit.

Nje polici qe kryen veprime jashte ligjit eshte vete e paligjshme.

Harbute dhe Hajdute!”-shkruan Meçorapaj.

 

Të fundit