Flash News

KRYESORE

PD denoncon: Projekti 2 milionë euro i Gonxhes dhe AKSHI-t me E-Transportet është vjedhje; fituesi i paraacaktuar

PD denoncon: Projekti 2 milionë euro i Gonxhes dhe AKSHI-t me E-Transportet

Ish deputeti demokrat Endri Hasa, në një postim në Facebook shkruan se një vjedhje po ndodh në drejtorinë e Trasporteve.

Sipas Hasës 2 milionë euro janë regjistruar vetëm për një bazë të dhënash linjat e transportit mes qyteteve, ndërsa po shitet si një sikur po ndërtojnë “sistemet e NASA”-s.

Ai thekson se prokuroria duhet të hetojë sa më parë.

Reagimi i plotë

“Një vjedhje tjetër e madhe po bëhet gati nga Transportet e Blendi Gonxhes dhe nga AKSHI i Mirlinda Karçanaj.

2 milionë euro vetem për të regjistruar në një bazë të dhënash linjat e transportit mes qyteteve.

Një punë që do shumë herë më pak para, Blendi Gonxhe dhe AKSHI po e shesin sikur po ndërtojnë “sistemet e NASA”-s.

Po harxhojnë 2 milionë euro për të krijuar gjoja një projekt të ri për E-Transport, ndërkohë që në sistemet aktuale të DPSHTR-së dhe AKSHI-t ekzistojnë tashmë 80% e moduleve dhe pajisjeve që po shiten për 2 milionë euro.

Vjedhja është e hapur, e dukshme, sepse fituesit është i paracaktuar.

Qëllimi i projektit është i thjeshtë, si të trasferohen 2 milionë euro taksa të qytetarëve nga arka e shtetit drejtpërdrejt në xhepat e drejtorëve hajdutë të Rilindjes dhe miqve të tyre.

Prokuroria duhet ta hetojë këtë vjedhje flagrante në drejtorinë e Blendi Gonxhes. Dhe kjo nuk është e vetmja...”, shkruan Hasa.

Të fundit