Flash News

KRYESORE

PD denoncon: Qeveria ka blerë kite për testimin e qytetarëve 4-fish më shtrenjtë se çmimi i tregut

Ish deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj, gjatë një deklarate nga selia blu akuzon qeverinë për mos transparencë për mbjetet mbrojtëse për koronavirusin.

Sipas Alibeajt, qeveria bleu maskat me dyfishin e çmimit të tregut, ndërsa ka blerë kite për testimin e qytetarëve me 4 fishin e çmimit të tregut.

Duke cituar disa të dhëna, Alibeaj tha se kitet për testimin e një personi vijnë në Shqipëri me çmimin e tregut 21 mijë lekë të vjetra, ndërsa qeveria vetëm pak orë më vonë, i blen ato me 85 mijë lekë të vjetra.

“Të blesh 4 herë më shtrenjtë një testim, do të thotë 4 persona më pak të testuar”, nënvizoi ish deputeti.

Dy ditë më parë, ne denoncuam një nga aferat më të mëdha të qeverisë në kohën e pandemisë. Mbi 200 mijë maska dhe mjete të tjera mbrojtëse janë blerë nga qeveria me dy apo trefishin e çmimit që qytetarët mund ta blejnë në farmaci.

Nga qeveria nuk ka akoma asnjë shpjegim për këtë vjedhje monstruoze. Nuk ka shpjegim pse bleu një maskë 8 mijë lekë, kur secili prej nesh mund ta blejë me 4 mijë lekë.

Deri tani, nga qeveria nuk ka transparencë. Ka vetëm një vendim, i cili klasifikon ketë vjedhje si sekret qeveritar.

Duke i shpallur sekret, qeveria nuk i lejon shqiptarët të dinë sa dhe si janë blerë mjetet mbrojtëse spitalore. Nuk lejon që qytetarët të shohin vetë sesi ka abuzuar qeveria në këtë kohë kritike për të gjithë.

Pas blerjes së maskave me dyfishin e çmimit të tregut, qeveria ka blerë kite për testimin e qytetarëve me 4 fishin e çmimit të tregut.  Edhe kjo me kontratë të shpallur sekrete.

Të dhënat e siguruara faktojnë se kitet për testimin e një personi vijnë në Shqipëri me çmimin e tregut 21 mijë lekë të vjetra, ndërsa Qeveria vetëm pak orë më vonë, i blen ato me 85 mijë lekë të vjetra.

Po, po, 4 fish më shtrenjtë! Nga 21 mijë lekë që e kanë çmimin maksimal në treg, qeveria blen 85 mijë lekë një kit testimi. Pra, tenderi sekret është përdorur për të blerë këto pajisje mjekësore me çmim 4 herë më të lartë.

Të blesh 4 herë më shtrenjtë një testim, do të thotë 4 persona më pak të testuar.

Ky është krim! Dhe kur krimin përpiqesh ta fshehësh me kontrata sekrete apo me mungesë transparence, ai bëhet edhe më i rëndë, sepse provon që është bërë me vetëdije për të vjedhur”, deklaroi ish deputeti.

 

Të fundit