Flash News

KRYESORE

PD denoncon shpronësimet e dyqaneve në rrugën e Kavajës: U mbyllën nga oligarkët e Edi Ramës, pa vendim gjykate

PD denoncon shpronësimet e dyqaneve në rrugën e Kavajës: U

Partia Demokratike, në një dalje për mediat ka denoncuar shpronësimet e katër dyqaneve të banorëve të rrugës së Kavajës.

Deputetja e Partisë Demokratike Orjola Pampuri thotë se shpronësimet janë bërë në rrugë mafiozë, pa vendim gjykate dhe nga oligarkët e Edi Ramës.

“Këto janë prona të ligjshme, me dokumenta të rregullta dhe normalisht është e paprecedentë që të shpronësohen dyqanet që janë pronë e ligjshme. Pronarët e ligjshëm janë zgjuar me pronat e tyre të mbyllura. Kjo çështje do shkojë në Strasburg. Ne nuk mund të lejojmë shpronësimin e paligjshëm. Këto janë lojëra kolektive. Banorët do të kenë mbështetjen e PD-së. Kam biseduar me pronarët, prapa janë banesa të vjetra që u është marrë firma nga oligarkë, s’mund të themi ende emra”-deklaroi Pampuri.

 

Të fundit