Flash News

KRYESORE

PD dhe LSI formojnë aleancë brenda Qeverisë dhe “rrëzojnë” Ramën një ditë para zgjedhjeve

PD dhe LSI formojnë aleancë brenda Qeverisë dhe

Vendimi i Kryeministrit Edi Rama për të shkarkuar zëvendësministrin e Brendshëm, Ilir Marko, ka mbetur pezull dhe pa marrë fuqi ligjore, për shkak se ky urdhër qarkullues është firmosur nga 9 ministrat e Partisë Socialiste dhe vetë Rama, kurse pjesa tjetër e kabinetit qeveritar nuk e ka firmosur. Bëhet fjalë për ministrat teknikë të Partisë Demokratike dhe katër ministrat e mbetur të Lëvizjes Socialiste për Integrim, raporton “Panorama”.

Në këtë rast “aleanca” e fshehtë mes PD-­së dhe LSI-­së ka lënë pa fuqi ligjore vendimin e Kryeministrit Rama. Duke qenë se në kabinetin Rama ministrat e Partisë Demokratike dhe ata të Lëvizjes Socialiste për Integrim janë më shumë se ministrat e PS­së, zëvendësministri i LSIsë ka mbetur në detyrë. Ministrat teknikë të emëruar nga Partia Demokratike kanë vendosur si kusht për të firmosur shkarkimin e zv.ministrit të LSI-­së, Ilir Marko, kërkesën për shkarkimin e zv.ministres së Financave, Irena Beqiraj.

Me të njëjtin motivacion të shkarkimit të Ilir Markos edhe zv.kryeministrja kërkon të shkarkohet Beqiraj, duke qenë se Rama nuk pranon shkarkimin e Beqirajt, e cila disa ditë më parë sulmoi zv. kryeministren Ledina Mandija. Atëherë 6 ministrat teknikë të PD­së dhe zv. kryeministrja nuk e kanë firmosur urdhrin qarkullues të shkarkimit të zv.ministrit të LSI­së.

Të fundit