Flash News

KRYESORE

PD dhe LSI pas nënshkrimit të marrëveshjes për Reformën Zgjedhore: Rama tentoi të kapë komisionet zgjedhore, por nuk ja doli

PD dhe LSI pas nënshkrimit të marrëveshjes për Reformën

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore kanë dhënë një prononcim për mediat Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, përfaqësuesit e opozitës te Këshilli Politik.

“U arrit dakordesi per administrimin zgjedhor. Do të ketë Identifikim biometrik per zgjedhjet e ardhshme. Dakordësia riformaton KQZ. Rama donte te kapte komisionet zgjedhore. Nuk i kapi dot. U terhoq. Sot ne ora 10.00, PD propozoi zgjidhjen per depolitizimin e administrates zgjedhore me perjashtimin e administraten publike nga komisionet zgjedhore. PS e refuzoi. Komisionet zgjedhore mbeten sic jane. Depolitizimi i administrates zgjedhore do te kryhet vetem pas zgjedhjeve te ardhshme parlamentare dhe lokale”, tha Bylykbashi.

Edhe Petrit Vasili u shpreh se kryeminsitri Rama kërkonte të kapte komisionet zgjedhore, por nuk ja doli.

“Para pak u arrit një dakordësi për administrimin zgjedhor që përfshin identifikimin biometrik në masën n100 përqind, që riformatohet sipas një formule të re. Ne sot propozuam një formulë më përjashtimin e administatës publike për këto zgjehdje,. Formulë depolitizimi që u refuzua nga PS.

për këto zgjedhje dhe të ardshmet depolitizimi i adminsitratës do të kryehet vetëm pas tyre.

Për të gjithë shqiparët është e qartë. Edi Rama donte të kapte komisionet zgjedhore por si kapi dot dhe refuzoi depolitizim”, tha Vasili.

Të fundit