Flash News

KRYESORE

“PD dhe PS, qeveri të përbashkët”, Fevziu provokon Berishën. Distancohet ish-kryeministri

“PD dhe PS, qeveri të përbashkët”, Fevziu provokon

Ish-kryeministri Sali Berisha është i ftuar në emisionin “Opinion”, ku u pyet nga gazetari Fevziu nëse mbështet një koalicion të përbashkët me PS dhe PD. Berisha u deklarua kategorikisht kundër, pasi në këtë mënyrë do të shuheshin shpresat për ringritjen e një shteti ligjor.

“Në të gjithë vlerësimin tim, një koalicion i tillë do të ishte asgjë tjetër veçse goditja e mëshirës për sistemin shqiptar, sepse nuk mund ta quaj më demokratik. Goditja e mëshirës për ta varrosur përfundimisht atë që deri dje quhej demokraci por që sot është narko-shtet. Një koalicion i tillë do shuante çdo shpresë tek shqiptarët për të marrë rrugën e standardeve rrugën e shtetit ligjor”, pohoi Berisha.

“Standardet këtu kanë marrë fund. Por problemi është këtu. Opozita nuk mund të bëjë asnjë hap të vetëm ,do të ishte iluzion i tmerrshëm duke parur PS në koalicion, e cila krijoi këtë situatë me qeverisjen e saj. Ajo (PD) ka vetëm një rrugë largimin e saj, me vullnetin politik të shqiptarëve”, sqaroi Berisha, që akuzoi edhe mediat se nuk po i kushtojnë rëndësi gjendjes ekonomike në vend.

“Sot për fat të keq mediat merren më shume me deklaratat politike por gjendja ekonomike po shkon drejt rrokullisjes”, shtoi Berisha.

Të fundit