Flash News

KRYESORE

PD dorëzon kallëzim penal në SPAK për Tërmet Peçin, akuza për shpërdorim detyre dhe korrupsion

Partia Demokratike ka bërë kallëzim penal në SPAK ndaj kryebashkiakut të Përmetit, Tërmet Peçi dhe drejtorit të Zonave të Mbrojtura, Zamir Dedej.

Ata akuzohen nga PD-ja e përfaqësuar nga Çlirim Gjata, Sekretar për Çështjet Ligjore, se kanë lejuar ndërtimin e godinave në shtratin e lumit Drino.

Peçi dhe Dedej akuzohen për katër vepra penale: "Shpërdorim të detyrës", "Vjedhjes së kryer duke shpërdoruar detyrën", "Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike" dhe "Vepra penale kundër mjedisit".

Sipas PD-së, ata kanë lejuar në kundërshtim me ligjin, ndërtimin e një objekti 6-katësh në shtratin e lumit, pranë Ujit të Ftohtë në Tepelenë, një monument natyre.

Të fundit