Flash News

KRYESORE

PD dorëzon kërkesën në Kuvend: Interpelancë urgjente me Damian Gjiknurin për inceneratorët

PD dorëzon kërkesën në Kuvend: Interpelancë urgjente me

Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend kërkesën për mbajtjen e një interpelance me ministrin e Energjisë dhe Transporteve Damian Gjiknuri sa i takon ndërtimit të inceneratorëve në Elbasan, Fier dhe Tiranë.

Në kërkesën e dërguar Kuvendit PD thotë se ministria nuk i është përgjigjur shkresave të drejtuara nga deputetët e opozitës për kët çështje.

“Rezulton se një individ i vetëm i ndërlidhur me disa kompani në mënyrë të tërthortë apo të dukshme ka qenë përfituesi i vetëm i tre inceneratorëve. Gjithashtu, vërehet se praktika e ndjekur nga qeveria për dhënien e koncesionit në fjalë është abuzive, pasi është kompania e krijuar pak ditë përpara fitimit të këtij koncesioni që ka paraqitur një propozim të pakërkuar, dhe kompania nuk ka asnjë kontratë të ngjashme në këtë sektor. Duke ngritur kësisoj hije dyshimi mbi mënyrën e dhënies së tij”, thuhet ndër ët tjerash në kërkesën e dorëzuar nga PD.

Partia demokratike kërkon që kjo interpelancë të përfshihet në rendin e ditës në seancën e datës 14.

 

Të fundit