Flash News

KRYESORE

PD dorëzon propozimet e para për reformën zgjedhore: 3 paketa për ndarjen e politikës nga krimi

PD dorëzon propozimet e para për reformën zgjedhore: 3 paketa

Përmes një deklarate për mediat, përfaqësuesit e PD-së në tryezën për reformën zgjedhore kanë zbardhur propozimet e tyre të para mbi reformwn.

PD sqaron se ka propozuar tre paketa, që sipas saj do të bëjnë ndarjes e politikës nga krimi dhe goditjen e krimit zgjedhor.

PD shton se në këto tre paketa përfshihen rritja e rolit të Policisë së Shtetit dhe asaj Gjyqësore, mbrojtja e denoncuesit të krimeve zgjedhore .

Më tej PD sqaron se këto propozimime janë bërë edhe për rolin e prokurorisë për korrupsionin zgjedhor.

“Opozita sot bëri disa propozime. Janë tre paketa në lidhje me atë që ne mendojmë se është instrumenti që do të ndajë politikën nga krimi, do të godasin krimin zgjedhor, do të rrisin efikasitetin e krimit zgjedhor.

Është roli i Policisë së Shtetit në një kuadër masash që garantojnë fushën e barabartë të lojës. Futja e një numri instrumentesh që kanë të bëjnë me të drejtën dhe mbrojtjen e subjekteve që do të denoncojnë krimet zgjedhore, rol të shtuar për Policinë Gjyqësore dhe elementë të tjerë që garantojnë sekretin dhe lirinë e zgjedhësve në procesin e votimit.

Po ashtu, kemi bërë propozime në lidhje me rolin që do të ketë Prokuroria, qoftë ajo e zakonshme, qoftë ajo e Posaçme në goditjen e krimit zgjedhor, në mënyrë të veçantë Prokuroria e Posaçme për korrupsionin zgjedhor, qoftë atë aktiv, qoftë atë pasiv dhe futja e këtij të fundit në kompetencat e SPAK-ut, sepse në të shkuarën është lënë jashtë duke dëmtuar një qëllim që ka jo vetëm Kushtetuta por edhe reforma zgjedhore e mëhershme, që krimi i korrupsionit zgjedhor duhet të goditet nga strukturat më të specializuara që kemi ne sot nga reforma në drejtësi”, thuhet në deklaratën e PD.

Të fundit