Flash News

KRYESORE

PD drejt një koalicioni të mundshëm me PS ose LSI, pas zgjedhjeve? Bylykbashi jep përgjigjen

PD drejt një koalicioni të mundshëm me PS ose LSI, pas

I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi, foli mbi synimet që kjo forcë ka përmes shpalosjes së programit të saj në këto zgjedhje.

Sipas Bylykbashit programi është që, Shqipëria të ketë ndryshime rrënjësore në katër vjeçarin e ardhshëm. Nëse PD nuk do të arrinte e vetme të fitonte mandatet për të qeverisur si forcë  e parë, do të shikoheshin hapësirat për një koalicion të mundshëm, tha Bylykbashi.

Fjala e Bylykbashit:

“Unë nuk kam preferuar të bëj analistin. Fokusin e  kam shumë  të fortë: PD synon pushtetin. Më pas mbi bazën e rezultateve zgjedhore. Të gjitha elementët janë, populli është i mërzitur nga 4 vjet qeverisje. Programi ynë është që Shqipëria të ketë ndryshime rrënjësore".

Gazetarja: Mes një koalicioni të mundshëm pas zgjedhjeve kë do të zgjidhnit?

Fillimisht  po shikojmë të ndalojmë  këtë koalicion që ka prodhuar këtë gjendje. Më vonë do të shikojmë hapsirat që mund të prodhohen, theksoi deputeti i PD.

Të fundit