Flash News

KRYESORE

 PD e akuzon për falsifikim, Lulzim Hamitaj s'jep asnjë shpjegim; shfaqet në procesin e radhës së vettingut

 PD e akuzon për falsifikim, Lulzim Hamitaj s'jep asnjë

Vetëm pak minuta pasi Partia Demokratike e akuzoi me fakte për falsifikim, komisioneri i KPK Lulzim Hamitaj u shfaq para medias duke shqyrtuar një tjetër rast vettingu. Hamitaj i cili u denoncua me fakte nga PD nuk reagoi për akuzën duke drejtuar seancën e rradhës.

Ai nuk komentoi dhe as dha shpjegime për akuzën në media e cila ndoqi nga afër seancën për prokurorin Muçi, ku pjesë e trupës gjykuese ishte vetë i akuzuari.

Pak minuta para se të zhvillohej seanca e vettingut për prokurorin Muçi, PD, paraqiti dokumente autentike me të cilat provohej se Lulzim Hamitaj, kishte falsifikuar dokumentat për diplomën e gjuhës së huaj në aplikimin e tij për komisioner të KPK.

Të fundit