Flash News

KRYESORE

PD e akuzon si falsifikator, por relatori Lulzim Hamitaj ka vendosur për fatin e dhjetë gjyqtarëve dhe prokurorëve

PD e akuzon si falsifikator, por relatori Lulzim Hamitaj ka vendosur për

Të hënën në mesditë, dy zyrtarët e Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi publikuan fakte konkrete që implikonin anëtatarin e KPK-së, Lulzim Hamitaj në falsifikimin e certefikatës së anglishtes gjatë aplikimit për tu bërë pjesë e Komisionit të Pavaruar të Kualifikimit [KPK].

Vetë Hamitaj nuk ka reaguar deri tani teksa është shfaqur i qetë si pjesë e KPK-së, ndërsa u tha se Prokuroria e Përgjithshme ka nisur hetimet ndaj tij.

Më poshtë janë 10 vendimet e marra deri më tani nga Hamitaj në rolin e kryetarit të trupit gjykues, reletarit dhe anëtarit të të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit:

Vendimi i parë: Më datë 4 qershor trupa gjykuese e kryesuar nga znj. Brunilda Bekteshi, z.Olsi Komici relator  dhe z. Lulzim Hamitaj anëtar konfirmoi në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Marçela Shehu, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kurbin.

Vendimi i dytë: Më 20 qershor trupa gjykuese e kryesuar nga z.Lulzim Hamitaj, znj. Brunilda Bekteshi relatore, z. Olsi Komici anëtar vendosi shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Gentian Trenova, prokuror pranë Prokurorisë së Apelit Tiranë.

Vendimi i tretë: Më 5 korrik trupa gjykuese e kryesuar nga znj.Pamela Qirko, znj. Genta Tafa (Bungo) relatore, z. Lulzim Hamitaj anëtar, konfirmoi në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Alma Brati, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Vendimi i katërt: Më datë 11 korrik trupa gjykuese e kryesuar nga znj.Brunilda Bekteshi, z. Lulzim Hamitaj relator, z. Olsi Komici anëtar,  vendosi shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Artan Laze, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Vendimi i pestë: Më datë 12 korrik trupa gjykuese e kryesuar nga z. Olsi Komici, znj. Brunilda Bekteshi relatore, z. Lulzim Hamitaj anëtar, konfirmoi në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Kostaq Beluri, prokuror pranë Prokurorisë së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë.

Vendimi i gjashtë: Më 17 korrik trupa gjykuese e kryesuar nga z.Olsi Komici, z. Lulzim Hamitaj relator, znj. Brunilda Bekteshi anëtare, vendosi shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Admir Thanza, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë.

Vendimi i shtatë:  Më 25 korrik trupa gjykuese e kryesuar nga znj. Genta Tafa (Bungo), z. Lulzim Hamitaj relator, znj. Pamela Qirko anëtare, vendosi skarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Rovena Gashi, Prokurore pranë Prokurorisë së Përgjithshme.

Vendimi i tetë: Më 27 korrik trupa gjykuese e kryesuar nga znj. Brunilda Bekteshi, z. Olsi Komici relator, z.Lulzim Hamitaj anëtar, vendosi shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit,Elsion Sadiku, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë.

Vendimi i nëntë: Më 1 gusht trupa gjykuese e kryesuar nga z. Lulzim Hamitaj, z.Roland Ilia relator, znj. Firdes Shuli anëtare, vendosi konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Brunilda Kadi, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Vendimi i dhjetë: Më 1 gusht trupa gjykuese e kryesuar nga z. Lulzim Hamitaj, z. Olsi Komici relator, znj. Brunilda Bekteshi anëtare, vendosi k onfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit , Besnik Muçi, prokuror pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda.

Të fundit