Flash News

KRYESORE

PD e fokusuar te debati i brendshëm, LSI nis opozitën: Kryeministri po abuzon me pushtetin

PD e fokusuar te debati i brendshëm, LSI nis opozitën: Kryeministri po

Ndonëse jemi vetëm një javë pas zgjedhjeve parlamentare dhe në sezon pushimesh, Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë nisur punën si qeveri dhe opozitë, ndaj Partia Demokratike e ka të nevojshme të përmbyllë sa më shpejt procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri dhe të marrë në dorë rolin e opozitës më të madhe në Shqipëri.

LSI ka reaguar pas konferencës së Edi Ramës në Kryeministri me deputetët e PS. Deputetja Kejdi Mehmetaj e konsideron këtë mbledhje si abuzim të Ramës me pushtetin.

“Kryeministri po bën mbledhje të PS në kryeministri. E paligjshme, e pamoralshme, e padrejtë. Abuzim me pushtetin! Kjo nuk është Shqipëria që duam”, shkruan Mehmetaj.

Rama flet për opozitë dyngjyrëshe, por betejën tregon se e ka me LSI-në: E prekur nga kanceri anti-shtet

Të fundit