Flash News

KRYESORE

PD ende pa qëndrim, aleati i Bashës konfirmon 2 marsin: Do marr pjesë në tubimin e thirrur nga Meta

PD ende pa qëndrim, aleati i Bashës konfirmon 2 marsin: Do marr

Kreu i PAA, Agron Duka ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në tubimin e 2 marsit të thirrur nga presidenti Ilir Meta në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, sipas tij kundër asaj që mazhoranca po tenton një grusht shteti.

Duke folur në Euronews Albania, Duka tha se mbështet akuzat e presidentit Meta dhe se më 2 mars do t’i bashkohet tubimit si qytetar dhe opozitar.

“Natyrisht që i bashkohemi se presidenti në rastin konkret ka të drejtë. Flet me fakte. Duket që ka një rendeje për të kapur çdo gjë prandaj e quan grusht shteti.

Etja për të marrë të gjitha llojet e pushteteve, në këtë rast kontrollin e Gjykatës Kushtetuese duke shkelur Kushtetutën është kambanë alarmi siç e shohim përditë. Nuk është e vërtetë ajo që thuhet se qeveria nuk mund të bëjë grusht shteti kundër vetes së vet, sepse në shtet bën pjesë edhe institucioni i presidentit. Jemi në situatë alarmante. Do marr pjesë si qytetar por edhe si opozitar”, tha Duka.

Ndërkohë, po sot, ish deputeti i PD, Ervin Salianji deklaroi se PD ende nuk ka një qëndrim konkret lidhur me pjesëmarrjen e saj në këtë tubim.

Të fundit