Flash News

KRYESORE

PD feston të hënën 27 vjetorin e krijimit, detaje nga pritja që do të organizohet

PD feston të hënën 27 vjetorin e krijimit, detaje nga pritja

Ditën e hënë, në datën 11 Dhjetor, Partia Demokratike kremton 27-vjetorin e krijimit të saj. Me këtë rast, është programuar organizimi i një pritjeje e cila do të mbahet në hollin e Pallatit të Kongreseve.

Politiko.al ka mësuar se në këtë pritje janë ftuar të marrin pjesë themelues të PD, intelektual, njerëz të mediave, shoqërisë civile, biznesit, artit, deputetë ndër vite të Partisë Demokratike, përfaqësues lokal të PD-së si dhe çdo anëtar i strukturave të partisë.

Aktiviteti do të nis në orën 18:00. Burime të Politiko.al në selinë blu pohuan se kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të mbajë një fjalë për këto 27 vite të PD dhe për sfidat e të ardhmes.

Të fundit