Flash News

KRYESORE

PD gati kallëzimin penal, akuzon ministren Gjonaj për ‘shpërdorim detyre’

PD gati kallëzimin penal, akuzon ministren Gjonaj për

Partia Demokratike do të depozitojë sot një kallëzim penal ndaj ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, për “shpërdorim detyre”. Akuza bazohet mbi ekstradimin drejt Katanis të Nezar Seitit, i konsideruar financier i bandës së Habilajve.

Opozita e ka konsideruar të jashtëligjshëm ekstradimin e Seitit dhe në shkelje të precedentit.

“Sot do të depozitojmë kallëzim penal për shpërdorim detyre ndaj ministres Etilda Gjonaj dhe bashkëpunëtorëve të saj”, u shpreh nga foltorja e Kuvendit deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj.

Interpelanca për Nezar Seitin, Alibeaj mesazh ministres Gjonaj: Te ‘313’ ka një qeli bosh

Të fundit