Flash News

KRYESORE

PD heq Flamur Nokën nga Kukësi, pritet të kandidojë në Qarkun e Tiranës

PD heq Flamur Nokën nga Kukësi, pritet të kandidojë në

Partia Demokratike ka publikuar sot listën me emrat e kandidatëve për deputetë pët Qarkun e Kukësit, të cilët pritet të votohen nesër nga anëtarësia në bllok të gjithë listën ose të refuzojnë një ose disa prej tyre.

Ajo çfarë ra në sy ishte mungesa në listë e ish-ministrit të Brendshëm Flamur Noka, i cili ka qenë ish-deputet i Partisë Demokratike në këtë qark.

Burime pranë PD-së bëjnë me dije se Noka është propozuar nga të gjitha degët e qarkut Kukës, si dhe në shumë degë të tjera të PD në të gjithë Shqipërinë, por, ish-deputeti nuk është në listën e këtij qarku për shkak të vendimit të kryesisë së partisë.

Partia Demokratike ka vendosur që në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021 Flamur Noka të kandidojë në Qarkun e Tiranës, pasi është më i vlefshëm në kryeqytet.

Lista që pritet të votohet nesër nga anëtarësia e PD për Qarkun e Kukësit:

Dega Kukës:

  1. ADMIR SINAMATI
  2. ARBEN CEJKU
  3. BASHKIM SHEHU
  4. IBRAHIM BRUKA
  5. SAHIT PRIZRENI
  6. VJOLLCA VATA

Dega Tropojë:

  1. BESNIK DUSHAJ
  2. FERIDE RRAHMANI
  3. ISUF ÇELA
  4. LUSH SUSAJ
  5. MIMOZA HAJDARMATAJ
  6. XHEM NEZAJ

Dega Has:

  1. AVENIR PEKA
  2. DEMUSH KASTRATI
  3. ELEZ MACI
  4. ISMET JAKU
  5. ZENEL KASTRATI

 

 

Të fundit