Flash News

KRYESORE

PD homazhe te Varrezat e Dëshmorëve, Basha: Beteja për Shqipërinë demokratike, nderim për sakrificat e heronjve

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe deputetët demokratë kanë zhvilluar homazhe te Varrezat e Dëshmorëve, sot në 105 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. 

“Gëzuar 28 nëntorin. Është dita ku flamuri na kujton për sakrificën e madhe dhe çmimin e lartë që Shqipëria ka patur ndër shekuj. Sot përkulemi me respekt dhe mirënjohje të thellë kombëtare para heronjve të lirisë dhe pavarësisë, të bindur se beteja për Shqipërinë demokratike dhe europiane është nderimi më i madh për sakrificat e tyre, thirrja më e lartë për çdo shqiptar. Zoti e bekoftë Shqipërinë!”, u shpreh Basha në një deklaratë për median.  

 

Të fundit