Flash News

KRYESORE

PD i përgjigjet Ramës: Aktet e njëanshme marrin peng Shqipërinë, ne koalicionin e kemi me popullin

PD i përgjigjet Ramës: Aktet e njëanshme marrin peng

PD i është përgjigjur reagimit të kryeministrit Rama për votimin e hapjes së listave më 30 korrik, përmes sekretarit Gazment Bardhi.

Në një reagim në Facebook Bardhi konfirmon se Opozita e Bashkuar është 100% dakord për hapjen 100% të listave dhe është gati të punojë për këtë në një proces gjithpërfshirës, të hapur dhe pa vonesa.

Sipas Bardhit heqja e koalicioneve është hall i personal i Ramës dhe i krimit të organizuar me qeverinë e ardhshme.

Reagimi i plotë

Heqja e koalicioneve parazgjedhore, pragu kombëtar për partitë e vogla dhe ndryshimi i zonave zgjedhore, nuk janë risi, por halli personal i ER me zgjedhjet e ardhshme dhe halli i krimit të organizuar me Qeverinë e ardhshme. Këtë nuk ta zgjidh dot PD dhe Opozita e Bashkuar, sepse ne koalicionin e kemi me qytetarët dhe jemi të vendosur ta ruajmë dhe ti shërbejmë vetëm interesit të Shqipërisë/shqiptarëve. Aktet e njëanshme të koalicionit të krimit të organizuar marrin peng Shqipërinë dhe minojnë zgjedhjet dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë

Opozita e Bashkuar është 100 % dakord, për hapjen 100 % të listave të kandidatëve. Për këtë jemi të gatshëm të punojmë në një proces gjithëpërfshirës dhe të hapur, pa ndërprerje dhe pa asnjë vonesë.

Të fundit