Flash News

KRYESORE

PD i përgjigjet Ramës: Frikacak! Dje kryeministria dërgoi në media axhendën e Shkodrës

PD i përgjigjet Ramës: Frikacak! Dje kryeministria dërgoi në

Pasi mungoi në Shkodër ditën e sotme, kryeministri Edi Rama në një reagim në facebook u shpreh se është shpikje e PD-së vajtja e tij në qytetin verior.

I shpejtë ka qenë dhe reagimi i Partisë Demokratike, e cila shkruan se Rama u fsheh si frikacak sot nga Shkodra duke anulluar vizitën e bërë publike një ditë më parë nga mediat e kontrolluara prej tij.

“I çekuilibruar psikologjisht, për shkak të protestave që po e ndjekin deri tek dera e shtëpisë, Edi Rama gënjeu sot publikisht shqiptarët, kur tha se nuk kishte në plan të shkonte në Shkodër, por në Vlorë”, thuhet në deklaratën e PD-së.

Më tej theksohet se Kryeministria e ka shpërndarë njoftimin për axhendën e Edi Ramës në Shkodër tek disa nga gazetarët që mbulojnë aktivitetin e Ramës, tek Partia Socialiste e Shkodrës dhe deputetët e saj.

“PD u bën thirrje mediave të publikojnë mesazhet e shpërndara nga kryeministria, të jenë në lartësinë e misionit të tyre për të informuar publikun me vërtetësi dhe paanshmëri. Propaganda bajate nuk e mbulon dot as frikën e Ramës as nga shqiptarët, as faktin se, në çoroditje e sipër nga protesta e shkodranëve, gazetarët e Vlorës u lajmëruan me urgjencë nga Bashkia për praninë e Ramës në ceremoni vetëm 10 minuta para nisjes së saj”, deklaron PD.

AXHENDA E RAMËS NË SHKODËR DËRGUAR MEDIAVE NGA KRYEMINISTRIA

Ora 09:00 nisja nga Tirana

Ora 10:30 inaugurimi i Qendrës Multifunksionale/ MFE

Ora 11:00 Çelja e Panairit te pare Rajonal te Punës për Shqipërinë (vendi: Shkolla industriale)

Ora 12:00 Panel me bizneset e vogla për te diskutuar për TVSH-ne

Ora 13:00 Dreke me bizneset e vogla ne Shkodër

Ora 14:30 dëgjesa me minoritetin serb dhe malazez

Të fundit