Flash News

KRYESORE

PD i përgjigjet Ramës: Lëri fjalët por vepro, 150 mln $ e oligarkëve jepja qytetarëve

Partia Demokratike nuk ka vonuar që t’i përgjigjet thirrjes së kryeministrit Edi Rama drejtuar kryetarit Lulzim Basha, për t’u bashkuar në të mirë të shqiptarëve në këto momente të vështira.

Nënkryetari Edi Paloka thotë se kreu i qeverisë duhet që të veprojë sa më parë për qytetarët në nevojë dhe 150 milionë dollarët për oligarkët, t’ua ndajë atyre.

“Nuk është koha për foto të përbashkët të politikanëve, por që politika dhe politikanët të jetë pranë qytetarëve! Opozita është në shërbim të qytetarëve dhe pranë tyre.

Qeveria ka një detyrim: Të lërë fjalët dhe të kalojë në veprime konkrete. Qytetarët kanë nevojë urgjente për zgjidhje. 150 milion dollarë të ndara këtë vit për 10 oligarkët, duhet t’i kalojnë menjëherë nevojës që kanë qytetarët për strehim! Koha nuk pret!”, shkroi ai në Facebook.

Të fundit