Flash News

KRYESORE

PD i përgjigjet Ramës: Ngjarja tragjike me shoferin e Xhafajt është vrasje mafioze, nuk është skenar fantazie

PD i përgjigjet Ramës: Ngjarja tragjike me shoferin e Xhafajt

Akuzat dhe dyshimet e opozitës sa i takon ndarjes nga jeta të shoferit të Fatmir Xhafajt, i cili u gjet i vrarë ditën e djeshme, Edi Rama i cilësoi sot si fantazi. Këtij qëndrimi të Ramës ju përgjigj kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho.

“Ngjarja tragjike me shoferin e Ministrit të Brendshëm është vrasje mafioze, nuk është skenar fantazie, siç do ta shesë kryeprokurori Edi Rama”, u shpreh Spaho.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së tha se këto 5 vjet në pushtet Edi Rama ka mohuar çdo skandal që implikon atë dhe qeverinë e tij në krim.

“Mohimi i këtyre të vërtetave e la Shqipërinë jashtë Europës! Sepse më vend të së vërtetës dhe të Europës, Edi Rama zgjodhi Saimir Tahirin, Fatmir Xhafën, Taulant Ballën, bashkëqeverisjen me krimin dhe drogën, duke tradhëtuar interesat e shqiptarëve. Me Edi Ramën kryeministër dyert e Europës do të vazhdojnë të jenë të mbyllura edhe Qershorin tjetër. Edhe për faktin se, për të fshehur një vrasje mafioze, Edi Rama ka marrë publikisht rolin e kryeprokurorit, duke paracaktuar se vrasja mafioze ishte vetëvrasje me 3 plumba”, deklaroi Spaho.

Të fundit