Flash News

KRYESORE

PD i përgjigjet Ramës: Pa Tahirin para drejtësisë, BE do të jetë një derë e mbyllur për Shqipërinë

PD i përgjigjet Ramës: Pa Tahirin para drejtësisë, BE do

Partia Demokratike, përmes nënkryetarit Edi Paloka, ka reaguar pas deklaratave të bëra nga kryeministri Edi Rama pas kthimit nga Gjermania. Paloka tha se opozita nuk priste që Rama t’u thoshte të vërtetën shqiptarëve për vizitën në Berlin.

“E vërteta është se pa Saimir Tahirin para drejtësisë, Bashkimi Europian do të jetë një derë e mbyllur për Shqipërinë. Me keqardhje duhet të pohojmë se nuk ka vend për optimizëm për sa kohë Edi Rama nuk ka përmbushur detyrat, të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin, të shkëpusë lidhjet e politikës me krimin, të lejojë drejtësinë të veprojë ndaj Saimir Tahirit”, tha Paloka duke shtuar se këto janë parakushtet që Berlini pret të plotësohen që të hap dritën jeshile për negociatat e Shqipërisë.

Nënkryetari demokrat, theksoi se opozita ka dhënë mbështetjen e saj, si dhe ka lobuar në Berlin e kudo, që Shqipërisë ti hapen negociatat, teksa shtoi se shqiptarët meritojnë të dinë të vërtetën që, sipas tij, pengesa e vetme për Shqipërinë europiane është Edi Rama.

“Opozita ka dhënë mbështetjen e saj të pakushtëzuar dhe kalobuar, në Berlin e kudo, që Shqipërisë ti hapen negociatat si mjeti më efikas për të shtuar presion dhe monitorimin ndaj një qeverie që nuk zbaton asnjë standard europian. Shqiptarët meritojnë ta dinë të vërtetën. Pengesa e vetme për Shqipërinë Europiane është Edi Rama. Lidhjet e tij me krimin dhe mbrojtja politike që i bën Saimir Tahirit”, përfundoi Paloka.

Të fundit