Flash News

KRYESORE

PD ka një njoftim të rëndësishëm për anëtarët: Paraqituni të gjithë ju që keni kartë që nga viti ‘91

PD ka një njoftim të rëndësishëm për

Komisioni Elektoral i Partisë Demokratike ka kërkuar nga anëtarët e saj që kanë kartë anëtarësie të cilitdo vit, por që nuk e kanë emrin në regjistrimin elektronik, të paraqiten për t’u futur në një listë shtesë.

Të gjithë ata anëtarë që kanë kartë që nga viti 1992 duhet të paraqiten deri më 12 korrik në mënyrë që të regjistrohen për procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri të PD-së.

“Komisioni Elektoral i Partisë Demokratike, njofton se; Të gjithë anëtarët e PD që kanë një kartë anëtarësie të cilitdo vit, që nga viti 91 e këtej, por nuk e kanë emrin në regjistrin elektronik të anëtarësisë, të paraqiten deri me datë 12 Korrik pranë degëve të PD ku banojnë, ku sipas udhëzimit, do të futen në një listë shtesë, për të bërë të mundur votimin me 22 Korrik, për zgjedhjen e kryetarit të PDSH”, thuhet në njoftimin e PD.

Të fundit