Flash News

KRYESORE

PD kërkesë KQZ: T’i hiqet mandati kryebashkiakut Agron Malaj

Partia Demokratike i ka drejtuar një kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përmes së cilës insiston që të thirret mbledhja dhe t’i hiqet mandati kryebashkiakut të Matit Agron Malaj,.

Kërkesa për dijeni të ambasadores së SHBA, Yuri Kim dhe atij të BE, Luigi Soreca konsiston  në shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik të Agron Malajt dhe i këkron KQZ të zbatojë ligjin dhe jo urdhrin politik të Edi Ramës.

Po ashtu, në kërkesë theksohet se Malaj, është në kushtet e ndalimit dhe se ndaj tij duhet të merret masa e ndalimit të menjëhershëm të ushtrimit të mëtejshëm të funksionit publik.

Të fundit