Flash News

KRYESORE

PD kërkoi mbledhje të Këshillit Politik, reagon Gjiknuri: Propozimi për formulën e KQZ-së, jashtë marrëveshjes për Zgjedhoren

PD kërkoi mbledhje të Këshillit Politik, reagon Gjiknuri:

Bashkëkryetari i Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri, ka reaguar pas kërkesës së opozitës për zhvillimin e një tjetër takimi të Këshillit Politik ditën e sotme.

Gjiknuri ka kundërshtuar propozimin opozitar për formulën e KQZ, duke theksuar se ky është propozim jashtë marrëveshjes për Reformën Zgjedhore dhe se formula duhet respektojë faktin që Kuvendi është sovran në zgjedhjen e KQZ.

Referuar mbledhjes, e cila ishte kërkuar të mbahej rreth orës 17:00 për diskutimin e sistemin zgjedhor- një nga kushtet kryesore të opozitës parlamentare, të cilët deklaruan se nuk do ta votojnë “Zgjdhoren” në rast të mos-reflektimi nga ana e Këshillit Politik, Gjiknuri ende nuk ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij.

Nisur nga njoftimi juaj per mbledhje dhe nga diskutimet e djeshme per KQZ qendrimi i PS eshte si me poshte: Ne lidhje me propozimin per formulen e emerimit te KQZ si dhe mekanizmat e vendimarrjes qe propozuar u shprehem kunder dhe nuk mund te diskutohen me ne mbledhjen e radhes.

E gjykojme nje propozim jashte marreveshjes dhe tradites parlamentare per rolin e Kuvendit ne zgjedhjen e KQZ. Per kete ceshtje do te diskutojme pasi te na sillni paraprakisht nje propozim tjeter qe respekton faktin qe Kuvendi eshte sovran ne zgjedhjen e organit te KQZ duke siguruar edhe konsultimet dhe dakordesimet ne lidhje me emrat qe plotesojne kriteret dhe kane miratimin tuaj.

Pra, e theksoj vetem nese sillni propozim te ri bazuar ne keto parime mund te vazhdoje ky diskutim. Per pikat e tjera ju lutem specifikoni cilat jane ato perfshire propozimet alternative qe keni duke i derguar paraprakisht me qellim qe ti japim zgjidhje ne mbledhjen e radhes dhe mos humbim kohe me debate te kota. Pra, vetem pas ketij qartesimi mund te konfirmoj mbledhjen e radhes ne cdo kohe”, ka thënë Gjiknuri.

Të fundit