Flash News

KRYESORE

PD kërkoi shkarkimin e tij nga detyra, KQZ vulos fatin e kryebashkiakut të Matit: Jepet vendimi

PD kërkoi shkarkimin e tij nga detyra, KQZ vulos fatin e kryebashkiakut

Me 5 vota pro, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka konfirmuar në detyrë kryebashkiakun e Matit, Agron Malaj. Në mbledhjen e sotme për shqyrtimin e rezultateve të verifikuara nga Prokuroria e Përgjithshme për figurën e Malajt, KQZ pranoi se ai rezulton të ketë qenë i dënuar. Por sipas këtij komisioni, kryebashkiakut të Matit i ka mbaruar penaliteti në momentin kur kishte filluar punë në administratë.

Denar Biba u shpreh po ashtu se ka qënë KQZ-ja ajo që ka lejuar në 2019 kandidimin e tij dhe është e palejueshme që ky institucion të marrë një tjetër vendim, pa shfuqizuar të parin.

Rezulton se Malaj ka qënë i punësuar në administratën publike. Prokuroria e Përgjithshme në 2017 i ka bërë hetimit, ka konkluduar se zotëria, subjekti drejtor rajonal përfshihet në fushën e veprimti të ligjit, dhe i ka përfunduar penaliteti brenda 10 viteve. Pra, ka pas mundësi të punonte në administratë. Ka pas edhe vendim të KQZ, pra i ne të 5-tëve. Ka qënë korrekt vendimi, e kemi lejuar të kandidojë. KQZ detyrat i ka të ndara nga prokuroria. Në respekt të kësaj vendimarrje që në 2010 i kishte përfunduar penaliteti. Ne s’mund të marrim një vendim të ri, në kohë që kemi po një tjetër vendim tonin në fuqi. Kjo është e palejueshme. Pa shfuqizuar vendimin e 2019 ne s’mund të kemi një vendimarrje të re”, tha Biba.

Kujtojmë se, Partia Demokratike kërkoi heqjen e mandatit të kryebashkiakut të Matit, me justifikimin se qenë i dënuar më parë. Sipas PD-së, më 7 tetor të vitit 1999, Agron Malaj është dënuar nga Gjykata e Matit me 10 muaj burg për “plagosje me dashje” dhe “mbajtje pa leje të armëve luftarake”. Malaj, po ashtu, ka qenë komandant seksioni i Njësisë Speciale të Gardës së Republikës në protestën e 21 Janarit, ku mbetën të vrarë 4 persona.

Referuar këtyre akuzave, Rama ka deklaruar se Agron Malaj nuk ka lidhje me ngjarjen, ndërsa i besoi atij kandidaturën dhe më pas postin e kryetarit të bashkisë së Matit, nën ngjyrat e PS-së, pas zgjdhjeve të 21 Qershorit.

Të fundit