Flash News

KRYESORE

PD kërkon informacion: Qeveria dhe Bashkia Krujë të japin llogari për vdekjen e 24 personave

PD kërkon informacion: Qeveria dhe Bashkia Krujë të japin llogari

Partia Demokratike këkron që si qeveria, ashtu edhe Bashkia e Krujës të japin llogari për vdekjen e 24 qytetarëve në Thumanë. Partia më e madhe opozitare ka nisur mbledhjen e informacioneve për “mosveprimin kriminal” të këtyre dy institucioneve, për dy pallatet e shembura nga tërmeti i datës 26 Nëntor 2019.

Pas heshtjes së ekzekutivit për pyetjet publike të bëra, Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi, i drejtohet me kërkesë zyrtare për informacion qeverisë dhe Bashkisë Krujë, për 5 çështjet e mëposhtme:

“1. Pas tërmetit të datës 21 Shtator 2019, a ka kërkuar zyrtarisht dhe a ka kryer Bashkia Krujë verifikimin e sigurisë dhe gjendjes së dy pallateve të shkatërruara në Thumanë nga tërmeti i datës 26 Nëntor 2019? Nëse po, ju lutem na vini në dispozicion dokumentin zyrtar që e provon këtë. A është informuar ose raportuar pranë Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile (KNEC) për gjendjen e këtyre pallateve?

  1. A u verifikuan dy pallatet në Thumanë pas tërmetit të 21 Shtatorit? Nëse po, kush janë ekspertët që u angazhuan dhe çfarë vlerësimi bënë ata? Lutemi një kopje të aktit të konstatimit/verifikimit të hartuar dhe nënshkruar prej tyre.
  2. A u lajmëruan banorët për gjetjet e ekspertimit/verifikimit?
  3. Nëse godinat ishin vlerësuar si të rrezikshme, çfarë masash u morën për strehimin e banorëve dhe ndalimin e hyrjes në ato banesa?
  4. Kush lejoi futjen e banorëve në pallatet e shembura në 26 Nëntor 2019 dhe mbi çfarë bazë u bë kjo?”

Të fundit