Flash News

KRYESORE

PD: Kompania kroate mori tenderin korruptiv dhe të paracaktuar, do faturojë biznesin me një kosto nga 80-100 milionë euro

PD: Kompania kroate mori tenderin korruptiv dhe të paracaktuar, do

Partia Demokratike ka denoncuar një tender tjetër, sipas saj, korruptim dhe me fitues të paracaktuar. Deputetja Jorida Tabaku tha se Partia Demokratike e kishte paralajmëruar një gjë të tillë pesë javë më parë.

“5 javë më parë, ishim në të njëjtën sallë për të paralajmëruar se qeveria e Edi Ramës e kishte paracaktuar fituesin kroat të tenderit korruptiv që vendos monopolin e kontrollit të faturimit mbi biznesin.  Sot, paralajmërimi ynë është bërë realitet. Kompania kroate u shpall fituese e tenderit prej 15 milionë eurosh në një garë fasadë me një kompani që nuk i plotësonte kriteret. Kriteret e tenderit janë korruptive, sepse, siç paralajmëruam 5 javë më parë, ato ishin ishin llogaritur për t’iu përshtatur kompanisë kroate. Partia Demokratike po merr ndërkohë informacionin e nevojshëm se kush qëndron prapa kësaj kompani”, tha Tabaku.

Deputetja demokrate shtoi më tej se tenderi prej 15 milionë eurosh që iu dhurua një kompanie kroate në kushte tërësisht të mistershme, është provë se korrupsioni në qeverinë Rama ka rrënjë të thella.

Ndërsa deputeti Endri Hasa u shpreh se kostoja prej 15 milionë eurosh nuk është fatura e vetme që do të paguajnë shqiptarët nga tenderi.

“15 milion Eurot janë vetëm maja e ajsbergut, sepse sistemi i monitorimit dhe faturimit të biznesit fsheh kosto të tjera të rënda. Ne kemi llogaritur se kostot e sistemit të ri  për menaxhimin dhe kontrollin e faturimit do t’u kushtojnë shqiptarëve të paktën dhe 80 deri në 100 milionë euro të tjera. Monopoli që vulosi qeveria, me një faturë skandaloze për bizneset, 80-100 milionë euro, detyron çdo biznes që të heqë kasat dhe sistemet elektronike që ka sot, për të blerë pajisje te reja fiskale, që do të punojnë sipas kërkesave që do të përcaktojnë kroatëve, kur të ndërtojnë sistemin e ri. Monopoli korruptiv i Edi Ramës do të hedhë në kosh 140 mijë kasat fiskale ekzistuese dhe çdo biznes do të detyrohet të paguajë të paktën 600 deri në 1000 Euro për sistemin e ri që do të kërkojnë kroatët e Edi Ramës, në mënyrë që biznesi të mos i mbyllet”, theksoi deputeti Hasa.

Të fundit