All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

PD krijon grup pune për hartimin e një ligji për arsimin e lartë, sipas standardeve europiane

PD krijon grup pune për hartimin e një ligji për arsimin e
All - Paragraf - 1

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka ngritur një grup pune për hartimin e një ligji për arsimin e lartë sipas standardeve europiane.

All - Paragraf - 3

“Ligj për arsimin me standarde europiane do të thotë, transparencë në cilësinë e mësimdhënies, do të thotë me mbështetje me fonde publike siç e kërkon Kushtetuta e Shqipërisë, institucionet e Arsimit të Lartë, të cilat janë publike, siç është Universiteti i Shkodrës, dhe fondet për të mbështetur këta studentë ekzistojnë  por vullneti i mbrapshtë i kësaj qeverie dhe i këtij kryeministri, në vend që këto fonde t’i çojë për uljen e tarifave, në vend që t’i çojë për përmirësimin e kushteve të konvikteve dhe në tërësi kushteve të studentëve, në vend që t’i çojë në përmirësimin e auditorëve ia ka dorëzuar 4-5 njerëzve përmes kontratave korruptive”, shprehet kreu i PD, Lulzim Basha.

Basha shton se do nisin menjëherë konsultimin me dy grupe kryesore të interesit, me studentët dhe me pedagogët. Këtë gjë, kreu i opozitës e ka bërë me dije në një takim me të rinj dhe qytetarë në qytetin e Shkodrës.

Të fundit