Flash News

KRYESORE

PD: Ky është kryebashkiaku i PS i filmuar duke konsumuar kokainë

Partia Demokratike akuzon kreun e bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla se është filmuar duke konsumuar lëndë narkotike, kokainë.

[caption id="attachment_354436" align="alignleft" width="1280"] ervin salianji[/caption]

Pas imazheve që bënë xhiron e rrjetit sot, ish deputeti i PD, Ervin Salianji deklaron se kjo është vetëm një nga cilësitë e kryeministrit Edi Rama që sipas tij “i ka klonuar tek emërimet e tij politike në pushtetin lokal dhe në administratën publike”.

“Opinioni publik është tronditur sot nga pamjet sesi kryebashkiaku ilegjitim i Bulqizës, i emëruar nga Edi Rama, është duke konsumuar kokainë.

Kokaina, heroina, kanabisi, vjedhja, zhvatja janë cilësitë kryesore të kësaj bande që drejton sot vendin. Janë cilësitë e kryeministrit të Shqipërisë, që i ka klonuar tek emërimet e tij politike në pushtetin lokal dhe në administratën publike”, thotë Salinaji, i cili shton po ashtu edhe akuzat ndaj Artur Metanit, i cili në seancën e së hënës u zgjodh në krye të ILD-së.

“Emërimi i paligjshëm dhe nul me dhunën e kartonave i Artur Metanit është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin “Për organet e qeverisjes së sistemit të Drejtësisë”, i cili ndalon një jurist të emërohet Inspektor i lartë i Drejtësisë, nëse ai ka mbajtur funksione politike në administratën publike gjatë 10 viteve të fundit.

Artur Metani është në kushtet e ndalimit kushtetues dhe ligjor, pasi ai ka qenë Këshilltar Juridik i Presidentit të Republikës, një pozicion që ligji për administratën publike e konsideron shumë qartë so funksion politik.

Edhe Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, edhe Parlamenti kanë shkelur me vetëdije  ligjet dhe Kushtetutën, duke qenë në dijeni të plotë të faktit ndalues se Artur Metani në 10 vitet e fundit ka qenë “funksionar politik”, si pjesë e Kabinetit të Presidentit të Republikës”, tha Salianji.

Të fundit