Flash News

KRYESORE

PD: Lajmi i vetëm pozitiv, Rama nuk do jetë më kryeministër në tetor

PD: Lajmi i vetëm pozitiv, Rama nuk do jetë më kryeministër

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi deklaroi se e vetmja gjë pozitive nga Luksemburgu sa i përket çeljes së negociatave për Shqipërinë, është që në tetor Edi Rama nuk do të jetë më kryeministër.

“ I vetmi lajm i mirë në këtë histori 6 vjeçare mashtrimesh dhe vjedhjesh të Edi Ramës, është se në tetor, kur Evropa të vendosë për ne, ai nuk do të jetë më kryeministër dhe Shqipëria do të ketë hyrë në rrugën e duhur për nisjen e negociatave të anëtarësimit, duke siguruar hapin e parë për Shqipërinë si gjithë Evropa - zgjedhjet e lira e të ndershme.”, tha Bardhi.

Ai shton se kemi të bëjmë me personin e vetëm unik në botë, i cili një lajm të keq për vendin e quan lajm pozitiv, duke thyer edhe rekordin e një viti më parë, kur gënjeu shqiptarët se negociatat u hapën.

“Shtyrja e vendimit të Bashkimit Evropian për nisjen e negociatave me Shqipërinë për të tretën herë me radhë, nuk ka asgjë pozitive. Edi Rama e di shumë mirë se, nëse ai do të vazhdojë të jetë në krye të vendit, dera e Evropës për shqiptarët, do të qëndrojë e mbyllur.

Evropianët nuk pranojnë në familjen e tyre një hajdut votash si Edi Rama, një hajdut taksash si Edi Rama, një hajdut pasurish kombëtare si Edi Rama.

Me zgjedhje të vjedhura në pakt me krimin dhe me korrupsion të frikshëm si ky i qeverisë së Edi Ramës, vendi ynë do të mbetet i izoluar, i fundit për nga ekonomia, i fundit për nga zhvillimi.”, përfundoi Bardhi.

Të fundit