Flash News

KRYESORE

PD, LSI dhe PDIU jo patjetër në një qeveri; Paloka: ‘Fronti opozitar’ ka për qëllim rrëzimin e Ramës, pastaj vendosim për koalicionet

PD, LSI dhe PDIU jo patjetër në një qeveri; Paloka: ‘Fronti

PD, LSI, PDIU dhe PBDNJ nuk kanë për qëllim që të qeverisin së bashku Shqipërinë, por bashkimi i tyre në një ‘front opozitar’ synon kryesisht rrëzimin e Edi Ramës nga pushteti.

Në një intervistë për ‘Top Talk’, nënkryetari i demokratëve, Edi Paloka ka theksuar se fronti që është ngritur sot nuk është fronti që do të qeverisë nesër. Sipas Palokës, pas rrëzimit të Ramës dhe hapjes së rrugës për zgjedhje të lira, çdo parti do të ketë mundësi të zgjedhë koalicionit që dëshiron bazuar në programin e saj.

“Nuk ekziston më kushtëzimi mes PDIU dhe PNDNJ. Fronti opozitar që është ngritur sot nuk është fronti që do të qeverisë nesër. Ky është fronti që do të rrëzojë Edi Ramën. I gjithë sfondi politik, bashkë me qytetarët janë të bindur se Rama duhet larguar sa më parë. Pasi të largohet Rama do të krijohen kushtet për zhvillimin e zgjedhjeve të lira, ku çdo parti do të zgjedhë koalicion, programin. E natyrshëm s’mund të ngatërrohen dy parti që kanë programe të ndryshme nga njëri-tjetri. Sot kemi një front kundër Ramës. Nesër çdo parti do të hyjë në zgjedhje me koalicionin e saj dhe me programin e saj do të përpiqet të marrë votat e shqiptarëve”, tha Paloka.

Duke marrë parasysh numrin e votave të marra në zgjedhje nga partitë e rreshtuara në opozitë, Paloka shprehet: “Të jeni i bindur, se edhe me numrat e sotëm të këtyre partive, Edi Rama është sot pakicë”.

Të fundit