Flash News

KRYESORE

PD-LSI sot në Prokurorinë e Tiranës, padi penale ndaj Edi Ramës

PD-LSI sot në Prokurorinë e Tiranës, padi penale ndaj Edi

Partia Demokratike dhe LSI i janë drejtuar prokurorisë me një padi për kryeministrin Edi Rama.

Janë kryetaret e grupeve parlamentare te opozitës, ai i PD-së, Edmond Spaho dhe i LSI-së, Petrit Vasili, ata të cilët në orën 11.00 do të depozitojnë një kallëzim te Prokuroria e Tiranës kundër shefit të qeverisë, Rama.

“Në orën 11.00 kryetarët e grupeve parlamentare Edmond Spaho dhe Petrit Vasili do të jenë tek Prokuroria e Tiranës për të bërë publik një padi penale kundër Edi Ramës”, njofton zyra e PD, ndërsa ende nuk ka detaje se përse është ngritur kjo padi ndaj kryeministrit Rama.

Kujtojmë, se së fundmi, opozita ka ngritur një sërë akuzash ndaj shefit të qeverisë dhe pritet që në orët në vijim të qartësohet padia e radhës ndaj tij.

Të fundit