Flash News

KRYESORE

PD marrëveshje me banorët e Unazës së Re: Do rishikohet projekti, dëmshpërblimi me çmim tregu

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nënshkroi një marrëveshje me banorët e Unazës së Re, ku angazhohet se do të rishikojë projektin e unazës dhe do të dëmshpërblejë banorët me çmimin e tregut.

Basha ishte sot në mbrëmje me banorët, ku edhe njëherë ripërsëriti mbështetjen e opozitës për protestën e banorëve në mbrojtje të shtëpive të tyre. Këtë të fundit shprehën vendosmërinë për të vijuar pa ndërprerje betejën për mbrojtjen e banesave dhe pronës së tyre nga rreziku i prishjes pa dëmshpërblim.

PD angazhohet për dy masa emergjente, rishikimin e projektit, dëmshpërblimin sipas çmimit të tregut.

“Brenda 2 muajve nga momenti kur Partia Demokratike e Shqipërisë dhe opozita e bashkuar do të jetë shumicë politike qeverisëse, do të rishikojë projektin e zgjerimit të Unazës së Re dhe devijimit të Lumit Lana, si dhe, në përputhje me interesin publik, do të ndërmarrë çdo masë që është e nevojshme për të siguruar zhvillimin e zonës sipas interesit të komunitetit dhe dëmshpërblimin, sipas çmimit të tregut, të çdo prone private që preket nga projekti i rishikuar” - shkruhet në kontratën e firmosur nga kreu i opozitës Lulzim Basha dhe banorët e Unazës së re dhe Lumit të Lanës në pjesën ku ai do të devijohet.

PD angazhohet që në momentin kur do të jetë shumicë qeverisëse, do t’i vlerësojë banesat e ndërtuara në zonën e Unazës së Re sipas Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Të fundit