Flash News

KRYESORE

PD: Mbi 100 shqiptarë të bllokuar në aeroportin e Zyrihut, ambasadat tona si resorte turistike për miqtë e ministrave

PD: Mbi 100 shqiptarë të bllokuar në aeroportin e Zyrihut,

Kreshnik Çollaku, anëtar i Kryesisë së PD-së, në një status në Facebook denoncon se në aeroportin e Zyrihut janë bllokuar rreth 100 shqiptarë dhe askush nga ambasada jonë nuk i përgjigjet telefonatave të tyre.

Çollaku thotë se ambasadat e konsullatat tona sidomos në vendet perëndimore janë kthyer në resorte turistike për familjarë, miq e klientë të ministrave dhe oligarkëve.

Denoncimi përmbyllet me mesazhin se “qytetarët shqiptarë poshtërohen nëpër kufijtë dhe aeroportet e botës”.

Reagimi i plotë

Mbi 100 shqiptare te bllokuar ne aeroportin e Zyrihut.

Shqiptaret e bllokuar sipas deshmive deklarojne se po perpiqen te kontaktojne me numrat e ambasades tone,por asnje numer nuk pergjigjet.

Situate e turpshme,degraduese dhe diskriminuese per qytetaret shqiptare.

Ministria Jashtme dhe perfaqesite tona diplomatike e konsullore kane detyre e detyrim ligjor e kushtetues te mbrojne e kujdesen per jeten,interesin dhe dinjitetin e cdo shtetasi shqiptare jashte kufijve te Republikes se Shqiperise.

Papergjegjshmeria e drejtuesve te Ministrise se Jashtme eshte flagrante dhe nje rast i perseritur.

Indiferenca e drejtuesve te perfaqesive tona diplomatike eshte nje shkelje flagrante e ligjit te sherbimit te jashtem dhe detyrave themelore qe keta drejtues kane.

Mjerisht,ambasadat e konsullatat tona sidomos ne vendet perendimore jane kthyer ne resorte turistike per familjare,miq e kliente te ministrave dhe oligarkeve.

Shteti paguan konvaleshencat disa vjecare te kusherinjve te ministrave veshur me gezof diplomatik,nderda qytetaret shqiptare poshterohen neper kufijte dhe aeroportet e botes.

Të fundit