Flash News

KRYESORE

PD mbledhje urgjente, urdhri i Bashës: Të mos mungojë asnjë deputet dhe kryetar dege. Edhe LSI bëhet gati për protesta

PD mbledhje urgjente, urdhri i Bashës: Të mos mungojë asnjë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dhënë urdhër për zhvillimin e një mbledhje urgjente me deputetët demokratë dhe kryetarët e degeve. Mbledhja e parë do të zhvillohet në orën 17:00 të ditës së sotme, me kryetarët e degëve të PD-së në të gjithë Shqiprinë. Mbledhjen e dytë Basha do e zhvillojë në orën 18:00 me deputetët dhe ka kërkuar që të mos ketë asnjë mungesë.

Mësohet se në qendër të diskutimit do të jetë protesta përpara Kuvendit që do të zhvillohet ditën e hënë. Demokratët do të kërkojnë anulimin e vendimit të kryeministrit Edi Rama për të zgjedhur kryeprokurorin e ri me vetëm 36 vota, në shkelje të Kushtetutës.

Ndërkohë, raportohet gjithashtu se edhe Lëvizja Socialiste për Integrim po organizohet për të marrë pjesë në protestën e së hënës para Kuvendit.

PD dhe LSI kanë kundërshtuar zgjedhjen e një kryeprokurori të përkohshëm, por kërkojnë zbatimin e Kushtetutës, bazuar në reformën në drejtësi, që kryeprokurori të zgjidhet pas krijimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Mazhoranca ka kualifikuar tashmë tre kandidatë, Arta Markun, Ferdinand Elezin dhe Ermira Tafanin, ndërsa kandidati i përjashtuar nga gara, Besnik Muçi hodhi akuza ditën e djeshme ndaj deputetëve socialistë për mosrespektim të standardeve.

Të fundit