Flash News

KRYESORE

PD mbyll fushatën me mitingun në Tiranë, Basha: Rama nuk është pjesë e ‘Republikës së Re’; të dielën i hapim derën ekonomisë

PD mbyll fushatën me mitingun në Tiranë, Basha: Rama nuk

Partia Demokratike ka mbyllur fushatën elektorale me mitingun e zhvilluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë. Kryedemokrati Lulzim Basha bëri të ditur se ditën e dielë shqiptarët do të themelojnë me votë “Republikën e Re”. Basha theksoi se muajt e fundit Edi Rama është duke folur si çadra, por ai nuk është pjesë e çadrës dhe nuk është pjesë e “Republikës së Re”.

Kjo Republikë, tha Basha, do të sjellë një pakt të ri mes politikës dhe qytetarit. Kryeopozitari u shpreh se të dielën qytetarët do i hapin rrugë zhvillimit të ekonomisë me planin që ka marrë mbështetjen e Angela Merkel dhe Donald Trump.

Basha u bëri thirrje qytetarëve që më 25 qershor të mos qëndrojnë në shtëpi, por të marrin pjesë me votë në themelimin e “Republikës së Re”.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Kur demokratët bëjnë një hap përpara dhe Shqipëria bën një hap përpara. Kështu do të jetë ditën e dielë kur së bashku të themelojmë Republikën e Re. Shqipëria na priste, Shqipëria na kërkonte, bota e priste këtë, bota e pret ndryshimin, bota ju pyet, unë ju pyes, a jeni gati?

Ditën e dielë bashkimi i shqiptarëve me votë do t’i jap fund republikës së krimit. Dita e dielë është dita gjykimit popullor me votë.

E reja që po vjen, Republika e Re do të sjellë me vete një pakt të ri mes politikës dhe qytetarit. Kurrë më nuk do të keni kryeministra që krekosen mbi lirinë tuaj, ju do të keni kryeministrin e qytetarëve, kryeministrin e ekonomisë. Për ekonominë do të vendosim të dielën.

Rama filloi të flasë si çadra, por ai nuk është i çadrës, nuk është i republikës së re.

Nuk mund të bashkëjetojnë taksat e larta me planin tim ekonomik, me bekimin e Angela Merkel, me mbështetjen e Donald Trump.

Në këto zgjedhje keni dy zgjidhje: Të qëndrojmë kështu siç jemi, me një njëri që nuk mbajti asnjë premtim. Mundësia e vetme që Edi Rama u ka lënë shqiptarëve, 56% duan të largohen nga Shqipëria. Këta derë do ta mbyllim.

Dera tjetër që hapim bashkë me numrin gjashtë, është dera e planit ekonomik.

I bëj thirrje çdokujt që t’i bashkohet kësaj lëvizje të jashtëzakonshme. Mos rrini në shtëpi, mos ulni kokën, por bashkohuni me ne, bëhuni pjesë të themelimit të Republikës së Re. Ju e patë, e vendosëm, e themeluam dhe të dielën e votojmë të gjithë së bashku.

Të fundit